Fortunë në filialin e Postes Shqiptare në Shkodër. Bëhet fjalë për 10 punonjes, te gjitha te emeruara nga rradhet e LSI u ka mberritur kete te premte, letra e largimit nga puna. Ne shkarkimin e tyre nuk ka patur asnje motivacion, por te gjitha prej dites se sotme nuk jane me punonjese te ketij institucioni. Prej kohesh flitej largimi i tyre, por letra zyrtare ka mberritur te premten e zeze, duke ju a zyrtarizuar atyre largimin pikerisht ne festen e Pashkeve.
Prej dites se marte ato nuk do te dalin me ne pune dhe per pasoje vendet e tyre do te zevendesohen nga emerime te reja, qe me gjasa do te vijne nga partia socialiste e Shqiperise.
Mesohet se te gjitha largimet jane ne sektorin e sherbimit ne pagesa, por edhe pozicione te tjera, ku keto punonjese ishin emeruar nga LSI prej me shume se 4 vitesh. Letra e largimit te tyre nga puna e mberritur kete te premte pritet te pasohet ne javet e ardhshme edhe nga largime te tjera, qe ende nuk jane firmosur prej titullareve te ketij institucioni.
Posta Shqiptare dega Shkoder ishte nje prej degeve me numrin me te larte te punonjesve te ardhur nga rrallet e LSI qe ende nuk ishin larguar, e qe pasohet nga hipoteka. Duket se fortuna e fundit e mbetur per tu kryer ne keto institucione do te kryhet ne fund te marsit dhe fillim te prillit, duke mos lene me gjurme te koalicionit te shkuar!
Partia socialiste qe sot qeveris e vetme vendin, ka zgjedhur qe ne kete forme ti jape goditjen finale LSI, ish aletatit te vjeter qe per 4 vite bashkeqeverisi me te, por edhe luftuan ne hije se kush do te kishte me shume hapesira ne administraten publike.