Shkruan në Facebook deputeti i PD-së Tritan Shehu, në profesion mjek: “Dicka rreth homoseksualitetit mbi te cilin po diskutohet e po spekulohet keto dite: Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate « gay » dhe qe sipas tij po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim.
Une ju pergjigja:
« 13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale. Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit. Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si “burre”, mesojeni te jete i forte, perballues, etj!
Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione ».
Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» te Povias.
I lutem medias ta tranzmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem.”, përfundon statusin deputeti demokrat Shehu.