Kryeministri Edi Rama u shfaq disi i tensionuar gjatë deklaratës që pati për protestën në ‘Rrugën e Kombit’ dhe dallohej se me vështirësi mbushej me frymë. Por, përmes një postimi në Facebook, Rama i është përgjigjur atyre që komentuan këtë detaj. Ai ka thënë se ka gjak shqiptari në vena dhe zemrën e ka në vend dhe jo në zorrë.
“Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër”- shkruan Rama.