Pas protestes 2-ditore para Drejtorise se Policise ne Tirane, jane proceduar 8 persona pasi te djelen ne mbremje tentuan te hyjne ne ambientet e brendshme te Policise. Personat kane protestuar per lirimin e banoreve nga Kukesi, te cilen po mbahen ne paraburgim.
Policia paraditen e sotme ka zhvendosur protestuesit qe qendroni perpara Drejtorise se Policise Tirane nga trotuari ne rruge. Kjo eshte bere shkak per bllokimin e qarkullimit normal te makinave. Fillimisht protestuesit qendruan ne trotuar, por policia ka kerkuar zhvendosjen, me justifikimin se bllokojne kalimin e qytetareve te tjere.
Protestuesve që qëndrojnë te Drejtoria e Policisë së Tiranës iu bashkuan sërish sot edhe deputetë të PD. Klevis Balliu tha se të ndaluarit nuk e kanë shkelur ligjin.
“Ka qenë një tubim i qytetarëve të Kukësit për një interes kombëtar. Kjo parti ka një problem historik me Rrugën e Kombit, sot vazhdojnë me trashëgiminë e tyre komuniste për të bllokuar rugën që është për bashkëpunimin e shqiptarëve me kosovarët. Këto arrestime janë arrestime politike të një mentaliteti komunist. Ky është i vetmi kryeministër që rrogat i jep me lekë dhe i takson me euro”.
Sipas Balliu, “Unë kam qenë vetë në Kukës dhe ka pasur provokime nga policia e Shtetit në Kukës, sic po kërkon edhe këtu të bëjmë një hap prapa”. Disa nga 23 protestuesit e arrestuar në Kukës janë transportuar në kryeqytet, duke u izoluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës e në disa prej Komisariateve.
Pas transportimit të qytetarëve të arrestuar nga Kukësi në Tiranë mbrëmjen e djeshme, familjarët, por edhe qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit kanë nisur një tubim rreth orës 19:00, duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Familjarët dhe qytetarët kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Policia.
Disa prej protestuesve janë futur në korridoret e Drejtorisë së Policisë, duke sjellë edhe një lloj tensionimi të situatës.