Nga Gjon GJEKA
Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” për çështjen e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit. Por Apeli vendosi ‘Arrest shtëpie’ pa mbikëqyrje policore. Përballë trupit gjykues Frroku tha se “Jam ndier i ofenduar nga prokuroria”.
Frrokaj kërkonte që të mos ketë asnjë kufizim dhe hetimi të bëhet në gjendje të lirë. Gjyqi për Frrokaj nisi rreth orës 10:50, ndërsa në seance mungonte nënkryetari i bashkisë Enver Hafizi. Ai ka paraqitur prokurorë përfaqësimi me avokat. Në seancë mungonte edhe kryetari i qarkut Gjoke Ndoka, i cili perfaqesohet nga 2 avokatët.
Avokati Adrian Leka tha se Fran Frrokaj u ndalua pa paraqitur asnjë provë, ndërsa në dosjen e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë dokument që fajëson kryebashkiakun për tjetërsim pronash në Shëngjin apo shpërdorim detyre.