Pas takimit me krerët e degëve më Bashën, mësohet se PD ka vendosur nisjen e mosbindjes civile. Sipas informacioneve të enjten do të ketë bllokim rrugës kryesore, si shenja e parë e mosbindjes civile. Rrugët që do të bllokohen Lushnje-Fier, Vorë-Fushë Krujë dhe akse të tjera në veri të vendit. Pjesa më e madhe e grupit parlamentar do të jetë me qytetarët në protestat që do të zhvillohen ne këto akse. Ndërkohë që mendohet që disa nga drejtuesit e grupit parlamentar do të jenë në parlament për ti kërkuar qeverisë të reflektojë.