Opozita ka paralajmëruar se nesër do të nisë mosbindja civile ndaj qeverisë pasi sipas saj, është e vetmja rrugë që Edi Rama të dëgjojë popullin.
Kështu disa nga akset më të rëndësishme nacionale do të bllokohen nga qytarët protestues.Tek kryqëzimi i Milotit qarkullimi i automjeteve do të bllokohet nga protestues të Shkodrës, Lezhës dhe pritet tu bashkohen dhe ata të Kukësit.
Qytetarët e Beratit do të bashkohen me ata të Lushnjës dhe Fierit dhe do të bllokojnë qarkullimin tek rrethrrotullimi në dalje të Lushnjës.
Ndërkohë protestuesit e Elbasanit do të bllokojnë aksin Tiranë-Elbasan. Bllokimi i këtyre akseve do të fillojë në orën 10:00 deri në orën 13:00.