Një raport i ri i publikuar ditën e sotme nga Bloomberg sugjeron se Apple do të zhvillojë dy teknologji të reja për iPhone: një është kontrolli përmes gjesteve dhe tjetri një ekran i lakuar. Të dy projektet janë në fazat e para të kërkimit dhe zhvillimit dhe duhen të paktën dy vite përpara se të mbërrijnë tek pajisjet konsumatorë.
Rivali më i afërt i Apple, Samsung, ofron tashmë versione të dy teknologjive në modelet e telefonëve që shet. Gjestet në ajër të Galaxy S4 lejonin përdoruesit të shfletonin mes fotove apo në një faqe interneti.
Sakaq telefonët Galaxy S kanë adoptuar prej vitesh ekranet e lakuara. Megjithatë përdorimi i telefonëve me anë të gjesteve ka qenë një hapësirë eksperimentimi prej kohësh për kompani të ndryshme ku një prej tyre është Microsoft, njofton PCW.
Gjigandi i softuerit madje integroi një platformë të tillë nisur nga suksesi i Kinect por që nuk e pati të gjatë.