Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Besim Milloshi, 57 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.