Manjola Prifti eshte liruar sot nga gjykata, pasi ishte arrestuar nje dite me pare per llogari te drejtesise italiane. Ish- gruaja e Mirit te Xhikes, ka marre si mase sigurie vetem detyrim paraqitje.
43 vjeçarja, banuese në Tiranë ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi:
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen Manjola Prifti me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90.