Gazetari dhe administratori i televizionit ‘Zjarr Tv’, Ismet Drishti, ka rënë pre e dhunës. Policia njofton se gazetari Drishti është goditur me sende të forta nga një i mitur. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën ‘3 Dëshmorët’, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili mësohet të jetë rreth 15 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, ka goditur me sende të forta shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.M. Neni 90 i Kodit Penal.