Teatri Kombëtar nuk do të shembet. Këtë e ka deklaruar kryetari i PD Lulzim Basha, pas takimit me një përfaqësi artistësh që i kanë referuar shqetësimet e tyre. Duke folur për gazetarët Basha ka thënë se opozita nuk do të lejojë shembjen e godinës, teksa ka shtuar se opozita ka një projekt të vetin.