Sipas gjermanes “Bild” janë të paktën 3 te vdekur dhe 30 të plagosur bilanci i asaj që ka ndodhur në orët e para të pasdites në qendrën e Muenster në Gjermani, kur një furgon është lëshuar mbi turmën në qendër të qytetit. Referenca vjen nga “Bild” duke saktësuar se është duke u zhvilluar një operacion i madh i policisë me një pjesë të qytetit të vjetër të blinduar. Sipas asaj që thotë “Bild”, duhet të bëhet fjalë për një atentat terrorist. Autori i sulmit është vetëvrarë. E bën të ditur policia, sipas asaj çfarë referojnë mediat gjermane. /Përktheu dhe përshtati ShkodraWeb/