Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, profesori i njohur shkodranë, Mahir Hoti. Kjo, një humbje e madhe për botën akademike shqiptare. Prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilës nuk ka arritur t’i mbijetojë.
Mahir Hoti lindi në një familje shkodrane, më 15 janar të vitit 1948. Në vitin 1970, ai kryen studimet në Universitetin e Tiranës, dega Histori-Gjeografi. Ndërsa në vitin 1999, fiton titullin “Profesor Doktor”.
Gjatë 35 viteve në arsim ka kryer të gjitha detyrat: Në 1971-1972, mësues në shkollën e mesme të përgjithshme “28 Nëntori”; në vitet 1972-1975, pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër (sot Universiteti i Shkodrës).
Më 1978-1982, kryeinspektor i Arsimit në rreth, më pas pedagog në Universitetin e Shkodrës dhe që nga viti 2000, rektor i këtij institucioni.
Kontributi dhe prania e prof.dr Mahir Hotit do t’i mungojë botës akademike, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorëve. Ai ka lënë një kontribut të madhe me karrierën e tij për qytetin e Shkodrës. ShkodraWeb i shpreh ngushllimet e veta familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurëve të Profesor Mahirit.