Pas “Javës së madhe” besimtarët ortodoksë edhe në Shkodër i janë drejtuar Katedrales së tyrë për të kremtuar meshën e shenjtë të Pashkëve. Ceremonia është udhëhequr nga famullitari ortodoks i Shkodrës At Nikolla Petani dhe nga At Aleksandër Petani. Festa e Pashkëve, bashkë me Krishtlindjet, janë festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë. Pasi marrin lajmin për ngjalljen e Krishtit, besimtarët shpërndahen në shtëpitë e tyre për të njoftuar simbolikisht edhe lajmin e mirë se “Krishti u ngjall, me të vertetë u ngjall”.
Ndërsa sot, në 10.30 në Katedralen Ortodokse priten edhe vizitat e komuniteteve të tjera fetare dhe të autoriteteve vendore e deputetëve, sigurisht edhe të qytetarëve të thjeshtë.