Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas një takimi që ka zhvilluar me kryeartin e Komunës së Mitrovicës, deklaroi edhe një herë se është kundër çdo tarife në Rrugën e Kombit.
Basha tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë në komunikim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po ashtu kreu i PD u pyet në lidhje me procedimin penal që ka filluar ndaj tij dhe dha këtë përgjigje.
“Një veprim qesharak, i hetuesisë Rama- Marku. Rama me këtë veprim tregoi edhe njëherë se ka marrë në dorë të gjithë drejtësinë, tashmë deh prokurorinë. Unë e kam për ndër të jem një nga të proceduarit. I bëj thirrje qytetarëve me besim dhe pa frikë të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.”, përfundoi Basha.