Miq dhe të afërm të profesorit të njohur shkodran, Mahir Hoti, i dhanë atij lamtumirën e fundit pasditën e kësaj të diele. Homazhet u zhvilluan në ambjentet e rektoratit të Universitetit të Shkodrës dhe u përcollën drejtpërsëdrejti për teleshikuesit shkodran, por edhe më gjërë nga TV Rozafa. Në fjalën e tyre, pedagog dhe miq të profesor Hotit vlerësuan figurën e tij ndër vite dhe kontributin që ai ka dhënë.
Profesor Mahir Hoti u nda nga jeta mesditën e së shtunës, në moshën 70-vjeçare. Mahir Hoti lindi në një familje shkodrane, më 15 janar të vitit 1948. Kontributi dhe prania e prof.dr Mahir Hotit do t’i mungojë botës akademike, kolegëve, miqve e bashkëpunëtorëve.