Minuta tensioni natën e kaluar në bordin e një treni të linjës Milano-Roma që ka qëndruar i ndaluar për disa orë në stacionin e Firenzes, Santa Maria Novella në mënyrë që t’i nënshtrohej kontrollit dhe verifikimeve. Një person gjatë një zënke deklaroi se në një vagon gjendej një bombë. Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00. Personi në fjalë me origjinë shqiptare është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe për shkak të kundërshtimit është nxehur dhe ka bërtitur se në tren ndodhej një bombë, shkruan faqja online e Hekurudhave italiane.
Menjëherë treni është ndaluar në stacionin toskan ku pasagjerët janë zbritur të gjithë për të kryer operacionin e pastrimit nga policia hekurudhore, skuadra anti-bombë e policisë së shtetit dhe njësive e policisë me qen nuhatës. Njeriu është transportuar në dhomën e urgjencës. Shqiptari është dërguar në urgjencë. Pas kontrollit nuk ka rezultuar asnjë bombë dhe rreth orës 02:20 të mëngjesit kanë hipur në një tren tjetër për të shkuar në destinacion. /BALKANWEB/