Kryebashkiakja Voltana Ademi i është përgjigjur për herë të parë interesit të mediave pasi është njoftuar pocedimi nga policia për pjesëmarrje në “mosbindje civile” ne Milot bashke me 22 persona te tjerë. Ademi ka thënë se përmes mediave, kjo protestë ka qënë e mirënjoftuar. Unë kam qënë si Voltana Ademi, por edhe si përfaqësuese e banorëve të më kanë zgjedhur si kryebashkiake e më herët edhe si deputete e Qarkut Shkodër. Ademi ka bërë një panoramë të situatës së rëndë ekonomike, si pasojë edhe e politikave rënduese të qeverisë në kurriz të qytetarëve, qoftë në aspektin e jetës sociale, por edhe atë ekonomike. Komunizmi ka marrë fund një herë e mire, ka thënë Ademi edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot në pushtet. Unë do të marr pjesë në rreshtin e parë, sa herë të ketë levizje të qytetarëve për të drejtat e tyre, ka shtuar qytetarja e parë e Shkodrës. ©ShkodraWeb