28- vjeçari Mario Majollari nga mosha 2- vjeç është rritur, arsimuar dhe edukuar nga nëna e tij pasi prindërit u divorcuan. Në vitin 2000, kur Mario ishte vetëm 10 vjec babai i tij biologjik, Anvi Majollari vrau një kushëri të parë të nënës së tij dhe një person tjetër. Gjithçka ndodhi pas një ngatërrese të momentit dhe Avniu tha se e bëri për vetëmbrojtje.
Mbrëmë, Mario Majollari, edhe pse kishte 26 vite që nuk kishte asnjë lidhje me babanë e tij pas divorcit me nënën, u vra. U vra poshtë shtëpisë së tij, pak kohë pasi ishte kthyer nga Suedia ku iu refuzua azili humanitar sepse i druhej hakmarrjes. Jeta e tij u ndërpre në mes nga një individ, të cilit sipas policisë, Avni Majollari i kishte vrarë vëllanë kur Mario ishte vetëm 10 vjeç.
Është e qartë që babë e bir nuk kanë patur komunikim, të paktën komunikim normal.Kjo vertetohet nga fakti se i ati, Avni Majollari nuk ka kërkuar leje nga burgu ku vuan dënimin e përjetshëm për të varrosur djalin e tij. Veç të tjerave, duket se Majollari ka dashur të shmangë ndonjë konflikt të mundshëm me familjarët e ish- gruas. ©ShkodraWeb