Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Turqi ku një familje është shuar pasi kanë bërë aksident me makinë, e cila ka përfunduar në një liqen rezervuar. “Hurriyet” raporton se në makinë ndodhej babai me tre fëmijët e tij, 7, 9, dhe 13 vjeç. Në vendngjarje mbërritën forcat e kërkim shpëtimit dhe polumbarët por nuk ia kanë dalë t’i shpëtojnë.
Pas kërkimeve për disa minuta, polumbarët arritën tek makina e viktimave në 30 metra thellësi, duke arritur të gjejnë vetëm trupin e pajetë të 13 vjeçares, ndërsa vazhdon kërkimi për viktimat e tjerë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e tre fëmijëve të cilët i injektuan ilaçe për ta qetësuar nga krizat nervore pas tronditjes së fortë.