30 shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca dhe Belgjika mbërritën sot me avion në Aeroportin e Rinasit.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordimimit me Frontex dhe policitë homologe, është bërë e mundur që nga një janari deri në 10 prill 2018 të deportohen 4492 shtetas shqiptarë të parregullt, nga vendet e BE-së.
Që prej gushtit 2017, vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin e këtij fenomeni, dhe në këtë kuadër, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, nuk janë lejuar të kalojnë të gjithë ata shtetas që nuk përmbushnin kushtet për të udhëtuar në zonën Schengen.
HUMOR NGA SHKODRAWEB