Ambasadori amerikan Donald Lu zbarkon ne zyren e kreut te shtetit, Ilir Meta. Takimi ka nisur ne mesdite ne zyren e Metes, ne Presidence, por nuk ka ende informacion rreth qellimit te ketij takimi. Takimi vjen nje dite pas raportit te Freedom House per vendin tone, ne te cilin mes te tjerash permendej edhe kreu i shtetit, zgjedhja e te cilit si President, sipas raportit ishte nje goditje per luften kunder korrupsionit.
Po dje, kujtojme se dolen ne drite te dhena rreth letres se ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla per Kongresin Amerikan dhe kerkesen qe sipas tij Lu i kishte bere per arrestimin e Metes.
Cfare tha Llalla
Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, në muajin maj të vitit 2017, i ka dërguar një letër zyrtare Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ka thënë se Ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt.
Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Metës, asokohe në rolin e kryetarit të Parlamentit.
Reagimi i ambasadorit Lu
Ne reagimin per “News 24”, ambadadori Lu sqaroi situaten duke leshuar akuza te forta ne adrese te Llalles.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar/ Ambasadori Donald Lu
Raporti i FH dhe reagimi i Presidences
Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh:
Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.
Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.
Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.
Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House.