Kryetarja e Bashkis së Shkodrës Voltana Ademi ka shpërndarë sot disa foto nga premiera e “Gomari i Babatasit” vënë në skenë në teatrin “Migjeni”. Bazuar mbi vepren me të njëtin emër të At Gjergj Fishtës, shfaqja fshikullon politikën shqiptare, e cila vetëm qytetarët nuk ka në qëndër të vemendjes. Qytetarja e parë e Shkodrës mesa duket ka dashur ti bëjë promo shfaqjes që korri një sukses të madh në premierë, por ka nisur edhe nje mesazh për kryeministrin Rama, jo vetëm përmes fotove por edhe tekstit që shoqëron ato. “Në pritje të procedimit penal per të gjithë publikun shkodran që mbrëmë u mblodh në tubimin e jashtëligjshëm në Teatrin “Migjeni”.
“Gomari i Babatasit”, një kryevepër reale, një mesazh i fortë për popullin, i randë për vetëdijen. Një këmbanë për opozitarizmin.”, shkruan Ademi duke sjellë në vëmendje edhe procedimin penal për kryebashkiaken por edhe 22 opozitarë të tjerë që morën pjesë në protestën e mosbimdjes civile në Milot. ©ShkodraWeb