Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorisë Arsimore Rajonale të Shkodrës vijimin e mësimit në shkollën “Arben Broci”. Përmes një shkrese zyrtare, të firmosur nga nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi, pushteti vendor nënvizon: “Nga informacioni i nxënësve konviktorë pranë konviktit të shkollës së mesme profesionale “Arben Broci” , njoftohemi që nga data 11.04.2018 e në vazhdim nuk zhvillojnë proces mësimor pranë kësaj shkolle.
Arsyeja është se janë njoftuar nga drejtori i shkollës dhe stafi mësimor, që ditën e shtunë me datë 14.04.2018 pranë kësaj shkolle do të vijë Z. Kryeministër dhe duhet të merremi me rregullimin dhe pastrimin e ambjenteve brenda dhe jashtë shkollës.
Për sa më sipër Bashkia Shkodër, kërkon marrjen e masave urgjente që ditën e nesërme me datë 13.04.2018 të zhvillohet normalisht procesin mësimor si dhe të zëvendësohen orët e humbura të mësimit për datat 11/12/04.2018.
Kërkojmë angazhimin e institucionit tuaj për të mos cënuar mbarëvajtjen e procesit mësimor të nxënësve pa arsye.”. ©ShkodraWeb