Trafikantët zgjedhin një mënyrë të pazakontë për transportin e lëndëve narkotike, por nuk ia kanë dalë dot. Policia e Shtetit ka sekuestuar një sasi prej 562 kg lëndë narkotike e llojit kanabis në Kavajë e cila u gjet e fshehur në një fuoristradë e cila po transportohej mbi një karrotrec si e prishur nga një defekt teknik. Këtë mënyrë trafikimi të lëndëve narkotike nuk e kishim dëgjuar më parë.
Operacioni i policisë është zhvilluar para dy ditësh, ndërsa në pranga kanë rënë S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe i cili ishte drejtues i karrotrecit tip “Benz”. Është mësuar se policia është informuar në rrugë operative për transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike. Pasi është ndaluar karrotreci nga uniformat blu, ka nisur kontrolli në fuoristradë që po transportohej nën kamuflimin se ishte e prishur.
Policia sqaron se ka identifikuar pronarin e fuoristradrës dhe po punon për kapjen e tij si dhe tre shtetasve të tjerë, ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera, të cilët dyshohen të përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua 562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Nenet 283/2 e 25 të Kodit Penal.