Pak orë para se kryeministri Edi Rama të vizitojë Shkodrën, në rrjet është shfaqur një spot, i cili deri në këto momente nuk ka një autorësi të përcaktuar. Është një video montazh, në qendër të të cilit është kryeministri i vendit dhe premtimet e dhëna nga ai që nga vitit 2013 për biznesin e vogël. Në shumë pjesë të tij, shfaqet slogani “Gënjen me gojën e tij”, duke aluduar mosmbajtjen e premtimeve për këtë kategori nga kryeministri Edi Rama.
Ndërsa ka nisur të shihet në rrjete sociale, deri në këto momente autorësia nuk është marrë përsipër as nga Pd dhe as nga ndonjë grupim tjetër, edhe pse në mbyllje ka një thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme (të shtunën) në Shkodër. Nga ana tjetër, deri në këto momene as në mediat lokale nuk po transmetohet spoti televiziv. Sipas gjasave, kemi të bëjmë me një mesazh të lëshuar nga dikush/disa, që sipas gjasave janë të pakënaqur nga qeverisja aktuale e kryeministrit Rama. Më poshtë, gjeni të plotë spotin që mund ta ndiqni për qejfin tuaj, të upload-uar në serverat e ShkodraWeb.