Janë proceduar penalisht dy pronarët e pallateve të sekuestruara në Lezhë, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentacionet. Ata janë Bledar Dedaj dhe Agustin Uldedaj.
Dy pallate te larte dhe truall gati per ndertim jane sekuestruar ne Lezhe. Aksioni eshte bere sot, bazuar ne urdhrin e prokurorise, pasi u zbulua se lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të falsifikuara. Mediat kanë siguruar fotot e pallateve ne ndertim qe jane sekuestuar, sic mund t’i shikoni edhe me poshte. /panorama.com.al/