Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, sot më datë 14 prill 2018 ka ndryshuar masen e sigurimit për 2 policet e kufirit, Bardhok Preçin dhe Luan Xheka, nga masa e sigurimit “arret në burg”, në masen e sigurimit “arrest në shtëpi”. Prokuroria e perfaqesuar nga prokurori Vatë Staka, kerkoi masën e sigurimit “arrest në burg”, ndërsa avokatet e të arrestuarëve, avokat Ndue Pjetra dhe avokat Anton Kosteri, kërkuan masë më të butë se arresti në burg. Gjykata, e kryesuar nga Izabela Radovani, vendosi “arrest në shtepi” për të dy të arrestuarit.
Dy punonjësit e policisë u arrestuan dy ditë më parë. Sipas komunikatës së unifromave blu, Bardhok Preçi, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin dhe Luan Xheka, me detyrë ndihmes kontollor në pikën e kalimit kufitar Muriqan, kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, lejonin kalimin e shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen. Gjithashtu efektivët regjistronin e vulosnin fiktivisht edhe pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen.