jë plagosje është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së ish-oficerëve në qendër të qytetit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një lokal pranë prefekturës së qarkut. Burimet bëjnë me dije se është qëlluar nga rruga në drejtim të një lokali. Mendohet se një person ka mbetur i plagosur nga ngjarja. Personi i plagosur është Arbër Jakupi, 32 vjeç. Lokali në drejtim të të cilit u qëllua shërben si pikë bastesh. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e situatës.
Njoftimi i policisë
Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri shtetasi A.J, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti.
Policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.