Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:25 në afërsi të Prefekturës është plagosur me armë zjarri shtetasi Arbër Jakupi, 32 vjeç, banues në Fier,i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi i plagosur dhe autori janë konfliktuar në një pikë basti. Policia ka shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.