Gjatë një interviste për televizionin serb “Happy”, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pyetur nëse ka vrarë dikë gjatë luftës, veçse për politikën e jashtme të Kosovës si dhe marrëdhënien e fiqnjësisë me Serbinë.
Haradinaj është shprehur: “Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë. E kam veshur uniformën i vetëdijshëm për pasojat. Kam humbur dy vëllezër në uniformë. Njësoj gjykon edhe një ushtar serb kur shkon në luftë. Nëse nuk mund ta përballoni këtë, atëherë mos hyni në konflikt”.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se dy herë është përballë me procese gjyqësore në Tribunlin e Hagës dhe ia ka dalë të triumfojë duke dëshmuar pafajësinë dhe pastërtinë e luftës që ka bërë