Një ditë pas vendimit të SHBA, që e shpalli “non grata” duke i ndaluar hyrjen në Amerikë, deputeti i PSD, Tom Doshi është shfaqur i qetë, ndërsa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku është anëtar. Në komision deputeti i zgjedhur në Shkodër nuk ka qëndruar për shumë minuta, pasi është larguar. Doshi nuk ka pranuar që të japë prononcime për mediat për arsyet e vendimit të SHBA, ndërsa është mjaftuar vetëm me fjalët se nuk ka qenë ministër dhe nuk ka pse jep shpjegime. “Jam shprehur një herë, pse përditë do shprehem? Për çfarë t’u sqaroj, s’kam qenë ministër. Pse të jap shpjegime. Ika se kam një takim, e morët përgjigjen”, ka thënë Doshi.