Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, jep detaje nga pasuritë dhe e shkuara e policit të “Delta Force” në Vlorë, të cilit pak ditë më parë i dogjën dy makinat luksoze që kishte në pronësi.
Berisha i referohet mesazhit të “qytetarit dixhital”, sipas të cilit, polici ka një hotel 5-katësh në Dhërmi, makina luksoze dhe supermarket në emër të të atit. Sipas denoncimit, ai “transportonte me makinën e tij personale hashashin nga Lazarati dhe ua çonte trafikantëve në destinacion të sigurtë”.
Postimi i Sali Berishës:
Ngjarja në fjalë ka ndodhur mëngjesin e 14 prillit, ku persona ende të paidentifikuar në lagjen e njohur Cole të Vlorës dogjën një BMVV X5 dhe një Mercedes.
Dy makinat e djegura qëllimisht në lagjen Cole i përkasin punonjësit të policisë së Delta Force të Vlorës, Ermelind Abazi.