Pas protestës së dhunshme në 31 mars që u mbajt në Rrugën e Kombit në shenjë kundërshtie për taksën, vjen lëvizja e radhës nga qytetarët e Kukësit. Kështu, pas arrestimit të 11 protestuesve, këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit do të organizojnë një tjetër protestë në 19 prill, në sheshin para gjykatës së këtij qyteti, ku do të kërkohet lirimi i të burgosurve.
Këta të fundit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.