Bashkia e Shkodrës ka vijuar edhe sot aksionin për pastrimin e territorit të qytetit. Në fokus ka qënë hyrja e qytetit të Shkodrës, tek Ura e Bahçallëkut. Punonjës të Bashkisë dhe nërmarrjeve të varësisë, me forca njerëzore dhe mjete të mekanizuara, kanë realizuar pastrimin e këtij territori, me mbështetjen e Forcave të Armatosura por edhe të disa institucioneve të tjera.
Aksioni është parë nga afër edhe nga zëvendësministrja e Mjedisit Ornela Çuçi e cila veç të tjerave, ka vlerësuar punën e Bashkisë së Shkodrës për mbajtjen pastër të mjedisit, pavarësisht shtrirjes së gjërë të territorit. Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i ka bërë thirrje qytetarëve të mbajnë pastër mjedisin, duke vënë theksin tek ndërgjegjësimi sidomos i moshave të reja.
Fushata s nisur nga Bashkia e Shkodrës do të shohë aksione në shumë site arkeologjike por edhe zona turistike, duke i paraprirë kështu jo vetëm sensibilizimit, por edhe pastrimit të territoreve të tëra.