Ndryshime në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Kështu vala e ndryshimeve ka prekur Drejtorinë së Policisë së Beratit, ku kreu i saj është emëruar Artion Duka. Mësohet se Fran Rica është emëruar Shef i seksionit të Krimit Ekonomik, Bujar ahmeti drejtor i forcës se posaçme operacionale. Sakaq, Sokol Sejfollari u emërua këshilltar pranë drejtuesve të policisë, ndërsa më parë mbante detyrën e postin e Shefit të Anti-drogës.