Siguria e brendshme e Shqipërisë mund të ketë qenë e kërcënuar dhe jo të pakta kanë qenë sinjalet për sulme të mundshme terroriste. Lidhja bëhet me faktin se në Shqipëri strehone muxhahedinët, por ka patur gjithashtu dhe deklarata si ajo e Ministrit tëe Brendshëm Xhafaj, i cili është shprehur disa ditë më parë se vendi është rrezikuar nga “faktorë të jashtëm”. I pyetur mbi rrezikun e këtyre sinjaleve në emisionin “Real Story”, Kryeministri Edi Rama nuk ka mohuar deklarimet. Rama tha se strehimi i MEK ka qenë gjëja e duhur për t’u bërë, por nga ana tjetër ka lënë të kuptohet se Shqipëria nuk është e paprekshme.
Rama: Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë.
Të gjitha vendet…
Balla: A ka pasur shmangie te ketyre veprave terroriste në javët e shkuara?
Rama: Të gjitha vendet që janë pjesë e vendeve te klubit euroatlantik, janë të kërcënuar dhe besoj se ka pasur edhe reagime të suksesshme parandaluaese…
Balla: Edhe në Shqipëri?
Rama: Në të gjtha vendet, ne te gjitha vendet…