Ne Gjykaten e Apelit te Shkodres vijon gjyqi ndaj kuksianeve te arrestuar pas bllokimit te “Rruges se Kombit”. Avokatet mbrojtes por edhe vete te arrestuarit, i konsiderojne te paligjshme arrestet e policise, duke dhene fakte se dokumentet jane plotesuar nga ora 10.20 deri ne 13.30 ndersa jane arrestuar gjate oreve te nates.
Ne sallen e gjyqit pervec deputeteve te PD dhe LSI, eshte edhe kryetarja e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi. Ajo ka preferuar te ulet bashke me gazetaret ne pjesen e caktuar per ta ne sallen e gjyqit.
Seanca gjyqesore pritet te jete mjaft e gjate nisur nga numri i madh i te pandehurve. Nderkohe, jashte gjykates vazhdojne te qendrojne dhjetra qytetare ne mbeshtetje te kuksianeve ne gjyq.