Autoritetet australiane kanë ndaluar në kohë një komplot terrorist të dyshuar për të rrëzuar një aeroplan. Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, në një deklaratë për shtyp tha se ishin arrestuar 4 persona të dyshuar si terroristë në Sidnei ku dhe njoftoi për planin e tyre.
Autoritetet kishin sekuestruar disa materiale që mund të ishin përdorur për të bërë një pajisje shpërthyese, me qëllim hedhjen në erë të një avioni. Kryeministri Turnbull tha se ishin shtuar masat e sigurisë në të gjitha aeroportet e vendit. Sipas policisë australiane tha se katër personat e arrestuar ishin frymëzuar nga militantët e ISIS-it. Megjithatë nuk kishte ende informacion mbi sulmin vendndodhjen dhe ditën. /BALKANWEB/