Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi Armando Hallvaxhiu, 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.