Nga Senad NIKSHIQI
Prokuroria kerkon burg per jete per shtetasin Miklovan Parubi, autor i vrasjes se dyfishte ne Dajc me 3 tetor 2016 dhe plagosjes se 4 te tjereve. Ne seancen e sotme, prokuroria kerkoi 20 vite burg per Marçel Shpijati, bashkepunetor i tij.
Prokuroria ne paraqitjen e provave tregoi se pervec pamjeve filmike ka marre deshmite e 7 personave te tjere te pranishem ne vendngjarje mes te cileve edhe 4 te plagosur.
Shpijati ka pranuar te bashkepunoje me drejtesine prandaj prokuroria kerkoi vetem 20 vite burg nga 40 qe parashikojne veprat penale qe rendojne mbi te.
Ne banesen e autorit Parubi policia ka gjetur pas vrasjeve dhe plagosjeve 1.3 kg cannabis sativa.
Ne diten e ngjatjes mbeten te vrare Ajet Saiti dhe Gacalin Kopshti dhe mbeten te plagosur Vinçens Kopshti, Kevis Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi.
NGJARJA
Autori, Miklovan Parubi, me një kallashnikov në dorë i është drejtuar lokalit të zonës dhe ka qëlluar kuturu.
Nga plumbat ka gjetur vdekjen Arjet Saiti, 40 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 29 vjeç, ndërsa janë plagosur Ndok Marku, 35 vjeç, Vicens Kopshti 26 vjeç (vëllai i viktimës), Aleks Prendi 40 vjeç dhe Kitas Molla, 26 vjeç.
Të gjithë u transportuan për në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por Saiti dhe Kopshti gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të shumta. Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:40, në një lokal te vendi i njohur si “Kryqëzimi i Dajçit”, në Shkodër.
Fillimisht u dha njoftimi se ka të shtëna me armë zjarri, por në vendin e ngjarjes policia e Shkodrës pa masakër. Nga të dhënat e para u pohua se mes personave të lënduar dhe autorit kishte ndodhur një konflikt gjatë një loje pokeri.
Mes tyre kishte nisur sherri, i cili u pasua me fyerje ndërmjet palëve. I rënduar nga fyerjet ka qenë Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili sipas Policisë ishte person i njohur në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.
Ai është tërhequr nga lokali aq sa për të marrë një armë kallashnikov dhe me të ka hyrë brenda pak çaste më vonë, për të ekzekutuar dy prej bashkëfshatarëve të tij.