Apple lançon modelin e ri të iPhone-it me ekranin më të madh ndonjëherë, iPhone 9 plus . iPhone nuk do të kushtojë shumë, madje më lirë se celularët iPhone të kohëve të fundit. Gjithashtu ky iPhone rezervon një bateri më rezistence pas një karikimi në krahasim me iPhone-t e tjerë.
Sipas analistit Ming-Chi Kuo, Apple po planifikon të lëshojë iPhone-in e saj të ri me një çmim prej vetëm 550 dollarësh ose rreth 390 euro. Kur iPhone X ishte £ 999 dhe iPhone 8 në £ 699, kjo tregon që është një ofertë vërtet joshëse.
iPhone i ri pritet të vijë me një ekran të fuqishëm prej 6.1 inç, ndryshe nga 5.8 inç i iPhone X, dhe modelet tjera më ekrane ende më të vogla.
Kjo ofertë e Apple vjen pas rënies së shitjeve të iPhone X dhe ku iPhone ka përgjysmuar prodhimin e iPhone. Apple synon të rrisë vëmendjen ndaj këtij modeli të iPhone duke ulur shumë çmimet dhe dhe sjell risi përballë konkurrencës me kompanitë e tjera.