Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Peqin-Elbasan, ku një grua ka humbur jeten pasi dy makina janë perplasur me njera tjetrën. 58-vjeçarja Liljana Qyra udhetonte me djalin e saj. Djali i cili ishte drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me nje tjeter makine, ne vendin e quajtur Paulesh. Nene e bir me origjine nga Gramshi mesohet se jetonin ne Durres.
NJOFTIMI
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 minuta të pasdites së sotme në vendin e quajtur Bishqem, në njësinë administrative Pajovë kur një automjet tip Opel me drejtues shtetasin E. Q, banues në Durrës, është përplasur me automjetin “Vols Kady” me drejtues mjeti shtetasin B.R, banues në Elbasan.
“Si pasoje e përplasjes është dëmtuar dhe transportuar për në spitalin Elbasan por ka humbur jetën si pasojë e plagëve shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit Opel“, sqaron policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes. Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Opel është futur në parakalim të gabuar.