Kur e ndajnë vetëm pak ditë nga ekstradimi në Shqipëri, Izet Haxhiaj zgjedh avokatin që do e mbrojë për dosjen ‘Hajdari’. Familjarët e tij kanë firmosur prokurë për avokatin Fran Dashi, i cili menjëherë pasi Haxhiaj të mbërrijë në Shqipëri do bëjë kërkese për rihapjen e dosjes në fjalë. Ish-truproja i Sali Berishës, Haxhia akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari.