Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier Levan. Një automjet tip ‘Fuoristradë’ është përmbysur në rrugë, ndërsa po udhëtonte nga Levani për në Fier. Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.