Ashtu siç pritej, Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill ka mbërritur pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit. Mësohet se Patriarku është pritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos, ndërsa ai do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në vendin tonë deri më datë 30 prill. Kujtojmë se vizita e tij në Tiranë po shoqërohet me masa të larta sigurie.