Një mjet i cili është i pedagogut Arben Haxhihyseni në Universitetin e Elbasanit është djegur gjatë natës, raporton ‘oranews’. Ngjarja sipas bluve të qytetit rajonal ndodhi rreth orës 00:30 në lagjen “Qemal Stafa”. Mjeti tip ‘Benz’ është djegur pjesërisht dhe ishte parkuar në rrugicë para banesës së pedagogut të Universitetit Aleksandër Xhuvani.
Njoftimi policisë
Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfiksja dhe policia kanë mbritur në kohë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvenie e qëllimshme.