Një grua 35- vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka gëlltitur një sasi te madha paracatemolësh. Sipas njoftimit të policisë gruaja nga lagja “Liria” i ka gëlltitur për dhimbje koke. Por nga një problem i vogël që mund të kalonte me një hapje në shtëpi, përfundoi në spitaë nën kujdesin e mjekëve. Ajo që nuk kuptohet qartë është arsyeja që një e rreitur gëlltit aq shumë ilaçe, përveç se e ka bërë me qëllim. “Më datë 29.04.2018, në lagjen “Liria”, Shkodër, në banesë, shtetasja B.N vjeç 35, ka konsumuar mbi doze paracetamol, për dhimbje koke dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Materialet i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.