Policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Operacioni është ndërmarrë në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës ku janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg marijuane.
Në pranga policia greke ka venë drejtuesin dhe pasagjerin, të dy shqitparë 25 dhe 41 vjeç. Ne pranga ka përfunduar edhe dhe pronari i mjetit, një shqiptar 49-vjec.
Sipas policisë greke, shqiptarët dyshohet se janë pjesë e nje grupi te organizuar kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar 1650 euro, 2400 lek te reja shqiptare, 3 automjete, 4 celulare.